YOUTH ASSOCIATION FOR HUMAN RIGHTS Address: st."Robert Gajdiku" 14000 Lipjan/Kosovo phone: +377 44 786 414 & +386 49 82 31 40 email:info.yahr@gmail.com & bekimi75@yahoo.com

SHFLETONI:

Home
MËNYRA E VOTIMIT:
LISTA E KANDIDATEVE PËR DEPUTET
LISTA E KANDIDATEVE PËR KRYETAR KOMUNE
RENDITJA NË FLETËVOTIMIN E ZGJEDHJEVE LOKALE 2009
QENDRAT E VOTIMIT NË KOMUNËN E LIPJANIT
VENDIMMARRJA E QYTETARËVE
LIGJI PËR ZGJEDHJET LOKALE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
KLIKO KËTU PËR TA DITUR SE NË CILIN VEND JE PËR TË VOTUAR
Rregulla Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve
Rregulla Votimi i Personave me Nevoja dhe Rrethana të Veçanta
LINKS
DEBAT ME KANDIDATET PËR KRYETAR KOMUNE 26.X.2009
REZULLTATET E ZGJEDHJEVE KOMUNALE 2009
Mesazh:

Dil dhe voto !

Copyright (c) 2009. All right reserved by Webmaster





Vendimmarrja e qytetarëve
 
Vendimmarrja e qytetarëve është e mbështetur edhe më ligjet të ndryshme në fuqi. Derisa vendimmarrja ne nivel lokal është e garantuar dhe stimuluar nga ligji për vetëqeverisje lokale.
Të nderuar qytetar merrni pjesë në vendimmarrje. Çdo vendim qe merret nga institucionet Komunal prek jetën tuaj. Mbroni interesin tuaj.

 
Merrni pjesë në mbledhjet e Komunës me qytetarë:
Çdo komunë mban periodikisht, së paku dy herë në vit, takime publike në të cilat mund të marrë pjesë secili person apo organizatë me interes në komunë. Data dhe vendi i takimit publikohet së paku dy javë përpara. Njëra nga mbledhjet mbahet gjatë gjashtë muajve të parë të vitit. (68.1)

 
Kërkoni qasje në dokumente zyrtare:
Çdo person mund të kontrollojë çfarëdo dokumenti që mbahet nga komuna, përveç nëse zbulimi i tillë nuk është i ndaluar sipas Ligjit mbi qasjen në dokumentet zyrtare.(68.5)

 
Organizoni Peticion:
Çdo person apo organizatë me interes në komunë ka të drejtën e prezantimit të peticionit në kuvendin e komunës për çfarëdo çështje lidhur më përgjegjësitë dhe kompetencat e komunës. Kuvendi i komunës shqyrton peticionin në pajtim më statutin dhe rregulloren e punës.(69)

 
Propozoni rregullore ose iniciativa:
Qytetarët mund të marrin iniciativë për të propozuar rregullore, brenda kompetencave të komunës, për miratim nga kuvendi apo me votën e qytetarëve, në pajtim me ligjin në zbatim.(70.1)

 
Merrni pjesë në punët e Komiteteve:
Kuvendi i komunës themelon komitete këshillëdhënëse sektoriale me qëllim të pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes.(73.1)

 
Merrni pjesë në takimet e Komunës:
Takimet e kuvendit të komunës dhe të gjitha komisioneve të tij janë të hapura për opinion. Anëtarëve të publikut u lejohet pjesëmarrja në takime të kuvendit të komunës, ashtu siç është paraparë në Rregulloren e punës

 
 

Today, there have been 2 visitors (6 hits) on this page!
Mund të votojnë:

Personat e regjistruar në regjistrin qendror të banorëve; personat që plotësojnë kushtet për të qenë banorë të Kosovës, sipas ligjit në fuqi, edhe nëse jetojnë jashtë Kosovës; personat e zhvendosur që i plotësojnë kushtet për t’u regjistruar në regjistrin civil të Kosovës. YAHR

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free