YOUTH ASSOCIATION FOR HUMAN RIGHTS Address: st."Robert Gajdiku" 14000 Lipjan/Kosovo phone: +377 44 786 414 & +386 49 82 31 40 email:info.yahr@gmail.com & bekimi75@yahoo.com

SHFLETONI:

Home
MËNYRA E VOTIMIT:
LISTA E KANDIDATEVE PËR DEPUTET
LISTA E KANDIDATEVE PËR KRYETAR KOMUNE
RENDITJA NË FLETËVOTIMIN E ZGJEDHJEVE LOKALE 2009
QENDRAT E VOTIMIT NË KOMUNËN E LIPJANIT
VENDIMMARRJA E QYTETARËVE
LIGJI PËR ZGJEDHJET LOKALE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
KLIKO KËTU PËR TA DITUR SE NË CILIN VEND JE PËR TË VOTUAR
Rregulla Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve
Rregulla Votimi i Personave me Nevoja dhe Rrethana të Veçanta
LINKS
DEBAT ME KANDIDATET PËR KRYETAR KOMUNE 26.X.2009
REZULLTATET E ZGJEDHJEVE KOMUNALE 2009
Mesazh:

Dil dhe voto !

Copyright (c) 2009. All right reserved by Webmaster
LISTA E KANDIDATEVE PËR KRYETAR TË KOMUNËS SË LIPJANIT 2009


 
Subjekti Politik
Kandidati për Kryetarë Komune
1
Aleanca për Ardhmërin e Kosovës
Xhevat Olluri
2
Alenace Kosova e Re
Banush Bytyçi
3
Partia Demokratike e Kosovës
Shukri Buja
4
Lidhja Demokratike e Kosovës
Imri Ahmet
5
Partia Social Demokrate
Naser Bytyçi




Emri : Shukri Buja (Kryetar aktual)
Partia : Partia Demokratike e Kosovës
Data e lindjes : 27-08-1966
Shkollimi: Magj. i shkencave politike dhe i administratës publike
 
Vizion për Lipjanin: Krijimin e një qyteti ekologjikë me një ambient të pastër me parqe dhe me lumin sitnica në mes. Po ashtu. me një infrastrukturë të zhvilluar të trajtimit të ujërave të zeza, rrugëve.
Premtimet: Ndërtimin e infrastrukturës së plotë 100% në gjithë komunën brenda periudhës katër vjeçare, dhe shëndrimin në një komunë agro-industriale me një zhvillim të lartë ekonomik. Krijimin e hapësirave për nxënësit nëpër shkolla me uljen e numrit të nxënësve në klasë nga 37 në 23..
 
 


Emri : Imri Ahmeti
Partia : Lidhja Demokratike e Kosovës-LDK
Data e lindjes : 05.08..1964 ,
Shkollimi: Jurist
Vizion për Lipjanin: Qeverisje të bazuar sipas ligjit dhe duke e sjellë qytetarin si pjesëmarrës në të gjitha proceset e mundshme të bashkëpunimit, shqyrtimit dhe vendim-marrjes. Komuna e Lipjanit do të jetë shembull i zhvillimit të demokracisë, transparencës, përgjegjëshmëris,i zhvillimit ekonomik, urban dhe ekologjik.
Premtimet: Qeverisje demokratike ku qytetari do ta ndjej veten pjesë aktive në të gjitha fushat institucionale dhe shoqërore. Shërbime efikase dhe profesionale të Administratës komunale. Zhvillim i infrastrukturës publike asfaltimi i të gjitha rrugëve të vendbanimeve të komunës, investimet në rrjetin e ujësjellësve të të gjitha vendbanimeve, trajtimi i ujërave të zeza dhe rregullimi i ndriçimit publik..,Inkurajimi dhe hapja e rrugës së investimeve në mundësi të barabarta dhe plotësisht transparente mbi bazën e potencialeve gjeostrategjike të komunës tonë.



 
 
Emri : Banush Bytyçi
Partia : Aleanca Kosova e Re AKR
Data e lindjes :14.02.1954
Shkollimi: profesor i sociologji-filozofi
Vizion për Lipjanin:krijimi i një qyteti urbanistik ,zhvillimi i saj duhet t’u përgjegjet interesave të qytetarit në formë të re.
Premtimet:Stimulimi i nxënësve dhe studentëve me bursa apo me paisje të veçanta, e sidomos i atyre që vijnë nga familjet e dëshmorëve dhe të viktimav të luftës së UCK-së. Do krijoj hapësirë optimale për jetë dinamike të qytetarit të Lipjanit.
Shërbim efikas administrativ ku qytetari do jetë qëllim.
Shërbime profesionale në arsim dhe shëndetësi, si dhe investime në kuadro të reja profesionale.
Hapësirë të mjaftueshme të komunikimit ndërmjet udhëheqjes komunale dhe shoqërisë civile, asociacioneve ekonomike si dhe të vetë qytetarit.
Një ristrukturim të sferës kulturore si dhe themelimin e mjeteve komunale të informimit
Inicimin e asociacioneve ndërkomunikuese ndërmjet qytetarëve me etni të ndryshme.
Hulumtim mundësish të reja për inkuadrim.



 
Emri : Xhevat Olluri
Partia : Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës -AAK
Data e lindjes : 14.02.1957
Shkollimi: Profesor i fizikës
Vizion për Lipjanin: Lipjani qytet modern, me rrugë të gjera e të pastërta, me gjelbërim anash , me shteg të biçikletave , me shesh të gjerë e me park të rregulluar. Lipjani qendër e rëndësishme ekonomike në rajon me infrastrukturë të ndërtuar dhe ambient të pastër.
Premtimet: Qeverisje e mirë, Administratë profesionale që ju ofron qytetarëve shërbime elektronike, ngritje të nivelit të arsimimit, hapësirë për aktivitetet e rinisë, shërbime të mira në shëndetësi, mirëqenie sociale e veçanërisht zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.. Ngritjen e standardit të jetesës dhe uljen e shkallës së papunësisë. Kompletimin e infrastrukturës në të gjitha vendbanimet e komunës,


Emri : Naser Bytyçi

Partia : Partia Social Demokrate PSD
Data e lindjes : 15 05 1962
Shkollimi: Stomatolog-Kirurg oral
Vizion për Lipjanin: Synim i imi kryesor është qe në komunën e Lipjanit mos te udhëheq individi po te udhëheqin ekspertet e lamive përkatëse. Me një transparencë te plot të shpenzimit te buxhetit të komunës. Me një infrastrukturë të rregulluar (rrugë,ujësjellës,kanalizim,menaxhim i drejt i mbeturinave për një ambient sa ma te pastër).
Premtimet: Subvencioni i bujqve me projekte konkrete për bujqësi dhe blegtori,kreditimi i disa mini fermave dhe i pikave për grumbullimin e qumështit,ofrimi i lehtësimeve për prodhuesit vendor,etj. Përmirësimi i kushteve te punës në QKMF në Lipjan,QMF dhe AMF si dhe pajisja e tyre me mjete të punës dhe material te nevojshëm medicinal për shërbim sa më te mirë medicinal. Planifikim i një buxheti te mjaftueshëm për rastet sociale


 
 
 

Today, there have been 1 visitors (5 hits) on this page!
Mund të votojnë:

Personat e regjistruar në regjistrin qendror të banorëve; personat që plotësojnë kushtet për të qenë banorë të Kosovës, sipas ligjit në fuqi, edhe nëse jetojnë jashtë Kosovës; personat e zhvendosur që i plotësojnë kushtet për t’u regjistruar në regjistrin civil të Kosovës. YAHR

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free